SPORT

KAS-i konfirmon gafën e tij: Skënderbeu ka apeluar!

13:00 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Kaos dhe pakënaqësi si pasojë e një gafe, e mungesës së komunikimit të brendshëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. I gjithë konfuzioni i krijuar një ditë më parë mbi çështjen “Skënderbeu” dhe mungesën e një apelimi nga klubi korçar është hedhur sërish poshtë nga vetë gjykata me e lartë e drejtësisë sportive, e cila pas insistimit të News24, saktësoi se ekziston një çështje Skënderbeu e apeluar në KAS. Në fakt, ishte e çuditshme që klubi korçar të mos e kishte apeluar një dënim të tillë, e cila do të ishte fundi për Skënderbeun. Pasi kontaktuam me presidentin e klubit Ardian Takaj, një ditë më parë, News24 i dërgoi një tjetër email sekretariatit të KAS ku kërkuam një tjetër përgjigje në një kohë kur i bëmë më dije edhe pretendimin e presidentit Takaj.




Përgjigja e dytë e KAS ishte po aq befasuese, pasi një gabim i tyre, një mungesë komunikimi, prodhoi një lajm që bëri shumë zhurmë: “Sa i përket kësaj çështje, si pasojë e mungesës se komunikimit të brendshëm ju u informuat se nuk kishte asnjë çështje te regjistruar mbi këtë teme, ndërkohë qe përgjigja korrekte ishte se nuk është regjistruar asnjë date mbi seancën. Pasi kontrolluam të dhënat në të vërtetë është e qartë se ekziston një apelim në pritje në CAS mes KF Skënderbeu dhe UEFA në lidhje me vendimin e lëshuar nga trupa e apelimit te UEFA me 26 prill. Ju kërkoj ndjese për gabimin në mesazhin e pare dhe kuptoj konfuzionin që mund të ketë shkaktuar. Procedura e arbitrazhit të CAS është në vazhdim dhe paneli i arbitrareve është emëruar, lexohet në përgjigjen e KAS, sigurisht lajmi i dytë shfuqizon të parin, lajmi i mirë është që Skënderbeu vijon të besojë në pafajësi, ndërsa për KAS ky pa diskutim ky është një “autogol” i pahijshëm për një nivel të tillë që është kjo gjykatë në Lozanë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.