BOTA

Kryeministrja britanike emëron ministrin e ri për Brexit

18:30 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stephen Barclay është emëruar Sekretari i ri për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, teksa kryeministrja britanike, Theresa May synon të plotësojë të gjitha vendet në kabinetin e saj.




Barclay, i cili ka qenë mbështetës i largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka shërbyer më parë si ministër i Shëndetësisë.

Ai zëvendëson Dominic Raab, i cili ka dhënë dorëheqje të enjten, pas publikimit të planit të kryeministres May për Brexit.

Zëdhënësi i kryeministres ka thënë se Barclay do të vazhdojë përgatitjet për marrëveshje apo jo rreth Brexitit në postin e tij të ri.

Ky njoftim ka ardhur pasi Amber Rudd është emëruar si Sekretare për Punë dhe Pensione, duke zëvendësuar Esther McVey, e cila po ashtu është dorëhequr pas prezantimit të planeve të kryeministres May për Brexit.

Barclay është personi i tretë që emërohet në postin e Sekretarit për Brexit.

Pas arritjes së gjuhës së përbashkët, shumë deputetë kanë kërkuar për organizimin e një votëbesimi për May, por megjithatë ajo ka thënë se do të vazhdojë punën e saj sepse beson se plani i saj është më i miri për interesin kombëtar të Britanisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.