BOTA

Manovrat ushtarake, Finlanda akuza Rusisë: Prishi GPS tonë

19:22 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finlanda nisi zyrtarisht hetimet, pasi akuzoi zyrtarisht Rusinë për prishjen e sinjalit të sistemit të pozicionimit GPS gjatë manovrave të fundit të NATO-s.




Akuzat u bënë nga Ministria e Jashtme e Finlandës, e cila po e ndjek çështjen në nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Kremlini i hodhi menjëherë poshtë akuzat ministrit të Jashtëm finlandez Juha Sipila, sipas të cilit Rusia kishte ndërhyrë qëllimisht për të bllokuar manovrat e Aleancës Veriatlantike.

Më herët këtë muaj autoritetet finlandeze lëshuan një paralajmërim për trafikun ajror për shkak të ndërhyrjes së pikasur në sistemin GPS. Edhe Norvegjia ka lëshuar paralajmërime të ngjashme në të kaluarën dhe gjithashtu ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje.

Finlanda pretendon se çrregullimi në sistemin e orientimit të avionëve ka vënë në rrezik sigurinë e fluturimeve civile.

Ministria e Jashtme e Finlandës tha se hetimet për këtë rast po vazhdojnë dhe gjithashtu shtoi se janë vendosur kontakte diplomatike me Federatën Ruse.

Finlanda nuk është vend anëtar i NATO-s, por ajo mori pjesë në stërvitjen masive ushtarake që përfundoi këtë javë.

Vendi ndan 1,340 km vijë kufitare me Rusinë dhe gjithashtu ka një të kaluar të hidhur me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.