SPORT

Merkato yjore për Realin, në majë është Hazard

13:13 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reali i Madridit nuk po kalon një moment aspak të mirë dhe kriza të madrilenët solli edhe shkarkimin e trajnerit Lopetegui. Por ky ishte vetëm hapi i parë për ndryshim te Reali, pasi në merkato pritet një investim i majmë nga presidenti Perez. Ja kush janë dëshirat e “Los Blancos” për muajin janar.




Ezekiel Palasios
Ezekiel Palasios është një marrëveshje e kryer. Sipas “Marca”, argjentinasi do të nënshkruajë për Real Madridin sapo “Copa Libertadores” të marrë fund. Ai do t’i kushtojë klubit rreth 20 milionë euro dhe Palacios do të nënshkruajë një marrëveshje që zgjat deri në 2024.

Aleksis Sançez
Aleksis Sançez është një nga më të mirët në Premier Ligë. Ai ishte një lojtar kyç te Barcelona dhe Arsenali, por te Junajtid ka dështuar. Kiliani ka shënuar vetëm katër gola në 29 paraqitje për “Djajtë e Kuq”. Sipas “OK DIARIO”, agjenti i 29-vjeçarit i ka ofruar klientit të tij Real Madridit. Klubi spanjoll po kërkon të përforcojë sulmin dhe Sançez mund të jetë opsioni i përsosur.

Suso
Suso është një nga më të mirët në Evropë për momentin. Spanjolli ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tetë të tjerë në vetëm 12 paraqitje në Serie A. Ai është padyshim lojtari më i mirë i Milanit, të cilët janë duke u përpjekur të mirë për ta mbajtur me të gjitha mënyrat në Milano. 24-vjeçari ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh. Ish-futbollisti i Liverpulit është i interesuar të qëndrojë në Itali, jo i interesuar për klubet që ndjekin nënshkrimin e tij.

Nejmar
Ish-lojtari i Barcelonës thuhet se dëshiron të largohet nga klubi francez, PSG. 26-vjeçari dëshiron të jetë ylli i klubit, prandaj ai u largua nga Spanja, ku ishte nën hijen e Mesit. Në Francë, ai është eklipsuar nga Kilian Mbape, i cili fitoi Kupën e Botës gjatë verës dhe Reali i Madridit shihet si mundësia më e mirë për të.

Eden Hazard
Eden Hazard aktualisht vlerësohet në treg 150 milionë euro, lojtari më i vlefshëm në Premier Ligë. 27-vjeçari gjithmonë ka shprehur dashurinë e tij për Madridin, madje duke lënë të kuptohet se ka pasur kontakte me presidentin Perez. Në janar, ylli i Belgjikës mund të bashkohet me shokun e tij, Tibo Kurtua.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.