AKTUALITET

Myftiu i Shkodrës jep mesazhin e fortë: Qyteti është zhytur në krim e korrupsion

15:28 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata e rëndë kriminale që ka përfshirë kohët e fundit qytetin e Shkodrës, ka ngjallur ankth dhe panik mes qytetarëve.




Një mesazh të fortë ka dhënë këtë të premte edhe Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari.

Gjatë fjalës së tij në 28-vjetorin e rihapjes se xhamisë së Plumbit në Shkodër dhe në ditën e inaugurimit të xhamisë tek ura e Bunës, Myftiu Sytari tha se sot Shkodra është zhytur në një situatë të errët, ku krimi e korrupsioni kanë përfshirë Shkodrën. Më tej imami u lut që kjo situatë të ndryshojë.

“Sot kur Shkodra është zhytur nga një mjegullnaje e zymtë, kur era e krimit, e korrupsionit, vjedhja, shthurjes, përhapja e fajdeve, gënjeshtrave dhe pabesisë, tendencave përherë të denigrimit të rinisë, kanë për qëllim të bëjnë ligjin e t’i ndryshojnë identitetin këtij vendi, ne e kemi për borxh moral, fetar e kombëtar të kthehemi nga vlerat e besimit. Larg besimit dhe vlerave të tij, ky vend nuk ka të ardhme”, u shpreh imam ai.

Kujtojmë se dy ditë më parë në lagjen Rus të Shkodrës u vra Fatos Ferracaku dhe u plagos shoku i tij Fatmir Mehaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.