Kryesore

“Ose gjenerali ministër, ose…”, zbulohet se çfarë do bëjë Rama nëse Meta nuk dekreton Lleshin

14:30 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Metës nuk do t’i “ndahet” emri i Sandër Lleshajt nga tryeza për dekretim. Sekretari i grupit parlamentar të PS, Ervin Bushati paralajmëron të njëjtin skenar nëse Presidenti nuk do të firmosë emrin e gjeneralit për Ministër të Brendshëm.




Ndërkohë që afati i kërkesës së përsëritur të Kryeministrit është drejt fundit, Bushati thekson se Kreut të Shtetit mund t’i shkojë për herë të tretë i njëjti emër. Bushati mohon krizën Qeveri-Presidencë, teksa e relativizon atë. Komentet deputeti i PS i bëri nga studion e emisionit “Politika Online” në Gazeta Shqiptare, me gazetarin Harbi Aliaj.

Ka kohë deri në darkë. Tani po iki në zyrë”, tha Meta këtë të premte. Kujtojmë se Presidenti refuzoi dekretimin e Lleshit në pozicionin e ministrit të Brendshëm, por Rama nuk u ndal.

Më 9 nëntor kryeministri Edi Rama e çoi sërish emrin e gjeneralit në Presidencë si propozim për ministër të Brendshëm. Ai deklaroi se bashkëngjitur kërkesës do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Nga ana tjetër Presidenti Meta i dërgoi një letër Ministrisë së Mbrojtjes më 9 nëntor ku nëpërmjet 14 pyetjeve i kërkonte informacion për Sandër Lleshin dhe statusin e tij në Forcat e Armatosura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.