AKTUALITET

Sandër Lleshi lirohet nga detyra si gjeneral

14:40 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Meta liron nga detyra si gjeneral, Sandër Lleshin.  Dekreti i presidentit vjen pak orë, pasi përfundon afati për ta dekretuar zotin Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm.




Në 12 nëntor, u bë publike një letër ku gjeneral Sandër Lleshi i është drejtuar me shkrim Presidentit të Republikës, duke e njoftuar atë se heq dorë nga përfitimet e vendimit të Gjykatës Administrative, e cila i kishte dhënë atij të drejtën të rikthehej në Forcat e Armatosura si ushtarak aktiv, status të cilin Sandër Lleshi i thotë kreut të Shtetit se ai nuk e gëzon.

Sipas shpjegimit të Lleshit për Metën, ai është nxjerrë në lirim në vitin 2013 nga Presidenti Nishani dhe ndonëse Gjykata Administrative e rrëzoi atë dekret, Ministria e Mbrojtjes ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë, duke e konsideruar gjeneralin si “gjyqfitues” në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor dhe jo “ushtarak aktiv”.

Në përfundim, në letrën drejtuar Metës, Sandër Lleshi deklaron se heq dorë nga riveshja e uniformës: “Deklaroj me anë të kësaj letre se, në cilësinë e gjyqfituesit, me institucionin që ju drejtoni dhe Ministrinë e Mbrojtjes, heq dorë plotësisht nga të gjitha të drejtat që burojnë nga zbatimi i vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit. Në interpretimin tim nuk ka pengesë ligjore për dekretimin tim nga ana Juaj, por mirëpres çfarëdolloj akti administrativ nga ana Juaj apo e çdo organi përgjegjës të parashikuar nga ligji, që do të qartësonte dhe do të vendoste pa asnjë keqkuptim se nuk jam më ushtarak aktiv, por i liruar nga shërbimi aktiv ushtarak, me qëllim që të përmbushet funksionimi i i rëndësishëm kushtetues i emërimit të ministrit të Brendshëm”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.