BOTA

SHBA ngre akuza ndaj themeluesit të WikiLeaks

17:39 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata WikiLeaks njoftoi se ndaj themeluesit të saj Julian Assange janë ngritur akuza nga Shtetet e Bashkuara.




Në një postim në Twitter, WikiLeaks shkruante se lajmi rreth akuzave ndaj Assange ishte zbuluar “aksidentalisht” në një dokument të plotësuar nga gjykata e Virxhinias, për një çështje që nuk kishte të bënte me të.

Assange është përgjegjës për publikimin në WikiLeaks të qindra mijëra dokumenteve sekrete, që shkaktuan zemërimin e qeverive në mbarë botën.

Ai jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Mbështës dhe kundërshtarë të qëndrimit të tij në ambasadë, organizuan protesta jashtë godinës qeveritare në kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.

Kërkesa e tij për azil u miratua, gjë që i shmangu ekstradimin në Suedi, ku Julian Assange do të ballafaqohej me pyetje lidhur me akuzat për krime seksuale, të cilat ai i ka mohuar.

Autoritetet suedeze e mbyllën hetimin rreth një vit më parë, por zoti Assange, i cili ishte në liri me kusht kur hyri në ambasadë, rrezikon të arrestohet nga autoritetet britanike për shkelje të kushteve, nëse largohet nga përfaqësia diplomatike e Ekuadorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.