EKONOMI

“Taksim zero për pagat deri në 40 mijë lekë, paga minimale nuk rritet”

12:12 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë ata që marrin pagë deri ne 40 mijë lekë nuk do të taksohen. Këtë paralajmëron relatori i buxhetit në Komisionin e Ekonomisë, Ervin Bushati, i cili shprehet se i masa e taksimit do të jetë zero, për shkak se dyshemeja e tatim fitimit do të rritet.




Bushati thekson se bëhet fjalë për të njëjtën shtresë të popullsisë që u mor në mbrojtje, pavarësisht se të ardhurat e tyre janë rritur.

Diskutimet mes Ministrisë së Financave dhe deputetëve socialistë, Bushati i konsideron normale dhe jo shqetësuese. Në lidhje me rritjen e pagës minimale Bushati shprehet se buxheti ardhshëm nuk parashikon ndryshimin e tij.

Gjatë disktutimeve për buxhetin e vitit 2019, në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Financave hodhi idenë e futjes në regjim fiskal edhe të pagave të ulta. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë se Financave, deri në qershor të këtij viti ishin mbi 388 mijë të punësuar që paguheshin poshtë nivelit 30 mijë lekë në muaj, duke përbërë kështu 55% të totalit të punësuarve në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.