AKTUALITET

Aksident i rëndë në Laç-Milot/ Një i vdekur, plagoset dhe një grua

11:32 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor, Laç-Milot, në afërsi të fshatit Malbardhë, ku raportohet se një person ka vdekur.




Gjithashtu, nga të dhënat e para raportohet se edhe një grua ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

Policia ka bërë të ditur rreth orës 10:37, në rrugën dytësore Laç – Milot, një mjet kamion me drejtues shtetasin A.Ll.40 vjeç,  banues në Laç, ka aksidentuar mjetin ciklomotor, me drejtues shtetasin Z.H. 52 vjeç, banues në Milot.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i ciklomotorit, si dhe është lënduar bashkëshortja e tij shtetasja Sh.H. pasagjere në ciklomotor. Ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.