SPORT

E quajnë “pensionist”, Venger tërbohet me gazetarët

10:30 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arsen Venger u largua nga kreu i Arsenalit pas plot 22 vitesh si trajner i “Topçinjve” dhe tashmë po pret oferta nga klubet europiane, pavarësisht se shumë mendojnë se francezi ka mbaruar dhe tashmë duhet të dalë në pension njëherë e mirë. “Unë nuk ndihem ende si pensionist, prandaj jam i acaruar”, tha Venger për “BeIn Sports”. “Unë jam një konkurrent dhe futbolli më mungon.




Nuk kam mbaruar. Njerëzit gjithmonë duan t’ju kritikojnë dhe të flasin keq. Po më quajnë pensionist dhe të mbaruar, por do t’i vërtetoj të gjithëve të kundërtën. Një avantazh që unë kam nga 35 vjet në lojë është të shkëmbej atë që di me njerëz të tjerë dhe nëse nuk e bëni këtë atëherë jeta është e padobishme. Ju nuk duhet të largoheni nga kjo botë pa u përpjekur t’i jepni diçka popullit”, – u shpreh Venger.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.