SPORT

Gol dhe penallti e fituar, Hebaj shkëlqen me Shpresat

11:31 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria U-21 mposhti Maltën U-21 me rezultatin 2-0 në takimin miqësor të zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Një dominim i skuadrës kuqezi që arriti të gjente 2 herë rrugën e rrjetës me anë të Rubin Hebajt dhe mesfushorit të Shkëndijës së Tetovës, Imeri, i cili ktheu në gol penalltinë e fituar nga shkodrani i Partizanit.




Në pjesën e dytë, rritmi i lojës ra ndjeshëm, teksa të 2 trajnerët kryen zëvendësime të shumta, që ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë tek loja. Vlen për t’u përmendur aktivizimi i mesfushorit Esat Mala, i cili tronditi traversën në pjesën e dytë, falë një goditjeje mjeshtërore. Skuadra mike provoi të shënonte te paktën një gol në fundin e ndeshjes, por hasi rezistencën e portierit Dajsinani që ishte në një formë të mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.