SPORT

Panuçi: Vuaj brenda meje këtë situatë, duhet të fitojmë

09:28 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Kristian Panuçi ka deklaruar në konferencën e fundit për shtyp në prag të takimit kundër Skocisë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, se Shqipëria do të futet në fushën e lojës për ta fituar këtë sfidë, fitore që do të zhbënte disi këtë edicion eliminator të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku italian, kanë zhvilluar një performancë të dobët. Panuçi deklaron se formacionin do ta përcaktojë vetëm përpara ndeshjes, ndërsa nga lojtarët kryesorë, ai që shqetëson është Eros Grezda, që ka vuajtur pasojat e një dëmtimi. Në konferencën për shtyp, i pranishëm ka qenë edhe kapiteni Mavraj, që ka pranuar kritikat e trajnerit ndaj skuadrës dhe ka deklaruar se ndaj Skocisë, Shqipëria ka nevojë për 11 kapitenë në fushën e lojës.




Probleme në mbrojtje, por edhe në sulm. Çfarë ka menduar Panuçi për nesër (sot)?
Ndeshja duhet punuar për të shënuar. Në Izrael kemi pasur raste, pavarësisht finalizimit. Kemi taktika që do të përshtaten me ndeshjen. Shpresojmë në fitore. Që kur kam qenë këtu, i kam inkurajuar lojtarët. Pyetni kapitenin, nuk i kam kërkuar të mbrohen, por gjithmonë me ekuilibër, i kam kërkuar që të luajnë sa më shumë ofensiv, nesër do t’i kërkoj të fitojnë.

A do të jenë të gatshëm Grezda dhe Ndoj?
Grezda është stërvitur gjithë javën, dje ka kërkuar të luajë. Ndoji mendoj se ka ende disa probleme.

Balaj do të jetë nga minuta e parë, pasi luan në shtëpinë e tij?
Do e shohim nesër (sot), por nëse e vendos marrja pjesë e tifozërisë shkodrane nëse luan ai, atëherë do të jetë shumë mirë.

Viti 2018 ishte më i keqi për Shqipërinë në 10 vitet e fundit.
Është e vërtetë që është vit i keq. Duhet ta përmbysim situatën, por di që përveç Kosovës dhe Ukrainës, ku ishim pak konkurrues, në ndeshjet e tjera kemi pësuar në goditje standarde. Nuk është një moment pozitiv për ne.

Si mund të fitohet ndaj Skocisë?
Duhet një gol më shumë, kaq.

Keni kritikuar komunikimin në skuadër.
Është e vërtetë, skuadra nuk komunikon shumë. Duhet ta bëjnë më shumë, këtë e dinë edhe lojtarët. Nëse arrijnë ta bëjnë, do të jetë shumë mirë. Shpresojmë që nesër të shohim çunat që të flasin më shumë, do i ndihmojë shumë me rezultatin.

Si do i zëvendësoni Bashën dhe Hysajn?
Do i ndërroj me 2 lojtarë të tjerë. Formacionin do e shihni nesër (sot) në fushë. Duke shpresuar të mos gabojmë.

Do jetë fat stadiumi “Loro Boriçi”?
Nuk është punë fati, se me Italinë humbëm. Shpresoj që këtë radhë të në sjellë pak fat.
Skocia ka shumë mungesa gjithashtu…
Ne kemi hedhur në erë një grup, djemtë duhet ta kuptojnë e të ndërgjegjësohen se është puna jonë. Kemi bërë një ndeshje të mirë në Izrael, por kthyem me 0 pikë, e vërtetë që qesh, pro brenda meje jam zjarr, nuk më pëlqen. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën.

Si është situata në ekip, të vjen keq që skuadra u dorëzua në Izrael?
Situata nuk është e mirë dhe djemtë e dinë që ka pasur shumë ndryshime. Duhet të ketë shumë vëmendje në ndeshjen që vjen. Në Izrael skuadra nuk u dorëzua, për 90 minuta ndoshta ka bërë ndeshjen më të mirë. Për 90 minuta kemi bërë lojë me cilësi, por nuk arritëm të futnim topin në rrjetë. Edhe duhet të mos harrojmë që goli i parë me Skocinë është pozicion jashtë loje, përveçse është autogol. Ekipi nuk ka pësuar gol në asnjë aksion loje normal deri tani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.