BLUETOOTH

Pas ndarjes me Seldin, Mimoza “në krah” të reperit të njohur?

08:27 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga dita kur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu pranuan publikisht ndarjen e tyre, ende vijojnë thumbimet e ndjekësve të të dy këngëtarëve. Së fundmi në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se Mimoza do të sillte bashkëpunim me reperin e njohur Gold Ag, duke zëvendësuar kështu ish-partnerin e saj, me të cilin ishte fejuar dhe ka pasur disa duete më parë.




Kaq mjaftoi që edhe të përflitej se përtej bashkëpunimit në muzikë, mes tyre ka lindur diçka tjetër. Megjithatë, Shkodra ka vendosur të reagojë dhe të tregojë se si qëndron e vërteta.

Ajo është shprehur se për momentin nuk do të ketë bashkëpunim me asnjë këngëtar tjetër, por për më vonë nuk mund të flasë me siguri. “Një informacion për ju fansat dhe miqtë e mi. Nuk do të kem për momentin bashkëpunim me askënd, më vonë patjetër që do të ketë… Së shpejti do të dalin projektet e mia ‘single’ për ju. Kjo është vetëm një foto e bërë gjatë xhirimeve festive, por pse jo në të ardhmen nuk i dihet, sigurisht që me shumë kolegë do të kem bashkëpunime”, – ka shkruar këngëtarja. Mjafton me kaq për gojët e liga?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.