SHËNDET

Pini kafe sapo zgjoheni nga gjumi? Ja çfarë rekomandojnë mjekët

10:05 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë njerëz e kanë të paimagjinueshme që të nisin ditën pa një apo edhe dy filxhanë kafe.  Duket sikur kafja ka fuqi të mbinatyrshme për të kthyer me plot 360 gradë humorin, energjinë, përqendrimin etj. Por a keni menduar ndonëherë sikur në ritualin e mëngjesit të përfshini një gotë me ujë të ngrohtë?




Uji jo vetëm që është përbërësi kryesor i organizmit të njeriut, por merr pjesë dhe në të gjitha proceset jetike të metabolizmit.

Ja 3 arsyet përse duhet të pini ujë të ngrohtë me stomakun bosh.

1.Përmirëson levizjet e muskujve: Një studim i bërë nga “Journal of Neurogastroenterology dhe Motility”, ka treguar se deri 58% e pacientëve që vuajnë nga achalasia, një gjendje në të cilën muskujt e pjesës së poshtme të ezofagut dështojnë të relaksohen, kanë përjetuar përmirësime të dukshme në gjendjen e tyre pasi pinë ujë të ngrohtë .

2.Përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut: Pirja e ujit të ngrohtë përmirëson rrjedhjen e gjakut në sistemin e qarkullimit të gjakut të trupit. Është treguar shkencërisht se kur trupi ekspozohet në temperaturë të ngrohtë, rrjedha e qelizave të gjakut fillimisht rritet nga një sasi dramatike. Pastaj, ajo bie përsëri në normën normale të rrjedhjes së gjakut dhe fillon të rritet gradualisht sa më gjatë të jetë e ekspozuar ndaj ngrohtësisë.

3.Lehtëson dhimbjen e fytit: Nëse kur zgjoheni në mëngjes keni dhimbje fyti dhe vështirësi gjatë gëlltitjes mos hezitoni në asnjë moment të pini ujë të ngrohtë, lehtëson dhimbjen dhe zbut muskujt e stomakut.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.