SPORT

Skaroni: Më mirë tri kualifikime në Champions sesa titullin kampion

12:33 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i ri i Milanit, Paolo Skaroni, ndryshe nga pjesa e tifozëve që kërkojnë tituj dhe trofe, është i mendimit se më shumë vlerë kanë 3 kualifikime radhazi në Ligën e Kampionëve dhe këtë e ka zbuluar në një intervistë për mediat italiane. Sakaq, ai ka folur edhe në lidhje me merkaton, duke pranuar se i pëlqen Ibrahimoviç, por që nuk ka gjë në dorë ai personalisht.




“Në futboll duhet të ngjisësh paralelisht dy male, ku njëri është sportiv, e tjetri ekonomik. Të dy janë të lidhur me “Fair Play-n financiar”. Që të sjellim sërish kampionë të mëdhenj këtu, duhet të shohim nga Amerika dhe Lindja. E adhuroj Ibrahimoviçin, por nuk vendos unë për transferimet. Juventus është i vetmi ekip që po ecën në rrugën e klubeve angleze dhe duhet marrë shembull. Për mendimin tim, më mirë do të ishte të kualifikoheshe 3 herë në Champions sesa të fitosh një kampionat”, u shpreh presidenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.