BLUETOOTH

“Sot jam 17 vjeçe!”, vajza e ministrit merr tortën e çuditshme për ditëlindje

10:52 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjitha për festat e ditëlindjeve presin përveç dhuratave, edhe një tortë të veçantë dedikuar atyre. Por, kjo gjë s’ka ndodhur me vajzën e ministrit shqiptar. Për ditëlindjen e saj të 17-të, ajo ka marrë një tortë të habitshme. Vajza e ministrit Niko Peleshi është surprizuar nga miqtë për ditëlindje para pak ditësh, por ajo që ra më tepër në sy ishte vetë torta e jo vajza bukuroshe.




Aleksia Peleshi, e veshur me një fustan të zi, që i nxirrte në pah linjat e saj perfekte, dukej shumë simpatike. Torta e përgatitur me fytyrën e Ard Daullxhiut, personazhi që u bë shumë i njohur në emisionin “Zonë e Lirë” e më pas në të gjithë rrjetin e ka bërë të qeshë pafund vajzën e Peleshit. Ç’të jetë arsyeja që e lidh me këtë personazh? E veçantë në llojin e saj si tortë, vetëm për ata që ia dinë kuptimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.