AKTUALITET

Unaza e Madhe, Avokati i Popullit krah banorëve: Hetim procedurave

12:37 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas protestave të banorëve të ‘Astirit’, Avokati i Popullit ka kërkuar hetim të plotë lidhur me këtë çështje.




Në kuadër të hetimit administrativ që ka ndërmarrë Avokati i Popullit ka depozituar për herë të dytë kërkesa për informacion në të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në procesin e projektit të Unazës së Madhe. Bëhet fjalë për Bashkinë e Tiranës, ALUIZNI, ARRSH, IKMT etj

Avokati vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse si dhe është e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim, i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta

“Institucioni i Avokatit të Popullit vëren se është e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog me synim arritjen në një zgjidhje që nuk lë asnjë qytetar shqiptar të humbasë besimin tek institucionet tona dhe shteti ynë i përbashkët.”

Gjithashtu, institucioni e vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse dhe ky duhet të jetë një standard i cili duhet të vlejë njëlloj si kur zbatohet mbi qytetarët ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.