BOTA

Vdekja e gazetarit saudit, CIA fajëson princin Bin Salman

08:49 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

CIA ka fajësuar princin e kurorës saudite Mohammed bin Salman se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Kjo të paktën sipas raportimeve të mediave amerikane.




Burime pranë agjencisë së inteligjencës thonë se kjo e fundit ka bërë një analizë të detajuar të provave.

Kuptohet se nuk ka pasur armë zjarri, por zyrtarët amerikanë thonë se një operacion i tillë do kërkonte aprovimin e princit. Arabia Saudite i ka quajtur pretendimet false dhe insiston se princi i kurorës nuk ka qenë në dijeni për planet e vrasjes. Thuhet se Khashoggi u vra si pasojë e një “operacioni mashtrimi”.

Gazetari u vra në konsullatën arabe në Stamboll, më 2 tetor. Ndërkaq, ende trupi i tij nuk është gjendur ende. Turqia insiston se urdhri për vrasjen e tij ka ardhur nga nivelet më të larta arabe.

Pretendimet e fundit erdhën pasi u bënë lutje për funeralin e shkrimtarit në Arabinë Saudite dhe Turqi.

‘Ëashington Post”, për të cilën punonte Khashoggi thotë se konkluzionet e CIA-s bazohen kryesisht në një telefonatë që vëllai i princit të kurorës, Khaled bin Salman, i bëri ambasadorit arab në Amerikë.

Princi Khaled thuhet se i ka telefonuar Khashoggit në emër të vëllait të tij dhe i ka dhënë siguri për të vajtur në kosnullatë. Gjithsesi, ambasada saudite ka mohuar që princi Khaled të ketë diskutuar ndonjëherë për ndonjë udhëtim në Turqi me Khashoggin. As Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit Amerikan nuk ka komentuar mbi raportet, por burime thonë se ata janë të informuar mbi konkluzionet që ka nxjerrë CIA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.