SPORT

De Biasi merr në mbrojtje Panuccin pas humbjes: Bëri maksimumin

12:24 - 18.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi Gianni De Biasi ka komentuar humbjen e thellë 0-4 që pësoi një ditë më parë Shqipëria përballë Skocisë, në “Loro Boriçi”.




Italiani i ka dalë në mbrojtje pasardhësit të tij Christian Panucci, i cili po përballet me mundësinë e shkarkimit të tij nga kombëtarja shqiptare.

Sipas De Biasit, ekipi kishte mungesa dhe se ndeshja shkoi për keq për kuqezinjtë.

“Nuk ka shumë për të thënë. Për fat të keq pësuam gol që në fillim më pas luajtëm gjatë gjithë ndeshjes me 10 futbollistë. Skocia është një skuadër e fortë, me lojtarë cilësorë në përbërje dhe që ishin në gjendje shumë të mirë fizike. Ishte një ndeshje shumë më e vështirë nga sa e imagjinoja”, pranoi De Biasi.

Italiani e pranon se për bashkëkombësin e tij është një situatë e vështirë.

“Ishte situatë e vështirë për trajnerin, pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi mungonin disa lojtarë, Roshi, Sadiku dhe tani Hysaj. Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi ndaj një skuadre të fortë. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me futbollistët që ka në dispozicion”, deklaroi ish-trajneri i kuqezinjve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.