Kryesore

“Njëherë me PD, njëherë me PS”, Kryemadhi sqaron lëvizjet e LSI

12:08 - 18.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në kuadër të turit që ka ndërmarrë këto ditë në qarqe të ndryshme të vendit në takime me strukturat e partisë që drejton, ka zgjedhur këtë të djelë Sarandën.




Nga qyteti bregdetar, Kryemadhi nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë “Rama”, duke theksuar se janë me dhjetëra biznese të mbyllura vetëm në Sarandë.

Sa i përket të shkuarës së LSI dhe aleancat me PD dhe me PS, Kryemadhi sqaroi se pse LSI ka ndryshuar vazhdimisht koalicionet.

“Kjo LSI-ja njëhere më PS njëherë me PD’, e kam thënë dhe dua të them për të gjithë se pa LSI shqiptarët nuk do të lëviznin të lirë, bashkëpunimi me PD ua dha këtë mundësi. Pa LSI shqiptarët nuk do merrnin dot statusin për vendit kandidat në BE, Kljada Gjosha e beri këtë. Dhe sot qeveria që Rama e ka vetëm për vete, nuk ka më ministri Integrimi, është shkrirë në atë të ministrisë së Jashmte’, tha kryetarja e LSI.

Nga ana tjetër, Kryemadhi i bëri thirrje strukturave të partisë që të bëhen gati për zgjedhjet lokale, pavarësisht kërcënimeve që po marrin sipas saj, vazhdimisht anëtarët e kësaj partie dhe qytetarët.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. E kam seriozisht Monika, prandaj dua që të gjithë të më kuptojnë realisht: Kur LSI-ja u bashkua për herë të parë me PD-në duhet ta dini se ishte tradhëti ndaj të majtës patjetër, por kjkjo nuk ishte kushedi. DËMI më i madh i u bë Shqipërisë dhe demokracisë, që në atë çast të dyjave i u vunë prangat dhe çliruat drejtuesit e PD-së nga prangat për gjëmat që i ka bërë dhe po i bëni Shqipërisë.
    Prandaj historia e ngarkon LSI-NË-në me përgjegjësi të madhe se i u vutë brylat demokracisë dhe i zgjatët jetën teanzicionit, i cili flet për favore ndaj PD-së.
    Këtë kuptojeni kështu dhe jo siç e thoni ju.
    Arbëror Epiroti

    Përgjigju ↓