SHËNDET

Thuajini lamtumirë rrudhave në fytyrë me maskën e domates

11:05 - 18.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Recetat e maskave të fytyrës janë të pafundme. Por një përbërës shumë popullor, i gjithanshëm dhe i mirë për lëkurën është domatja. Nëse do ta hidratosh, ta pastrosh apo ta bësh fytyrën të shkëlqejë, thjesht eksperimento me këtë perime.




Përbërësit që ju nevojiten për realizimin e kësaj recete janë: 1 domate e vogël, 2 lugë kos

Përgatitja:

Vendosini të dy përbërësit në mikser dhe lërini derisa të realizohet një masë kompakte dhe e homogjenizuar, e gatshme për t’u aplikuar.

Si ta përdorni këtë maskë

Trajtimi duhet të aplikohet 1 herë në javë në pjesën ku keni rrudha në fytyrë dhe qafë. Me ndihmën e gishtave realizoni lëvizje rrethore të buta dhe lëreni të veprojë për 10-15 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm të ngrohtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.