BOTA

Trump viziton Kaliforninë e shkatërruar nga zjarri

13:50 - 18.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar Kaliforninë për të shikuar nga afër dëmet që janë shkaktuar nga zjarri më i madh dhe më vdekjeprurës në historinë e vendit.




Sipas raportimeve, 76 persona kanë humbur jetën në veri të Kalifornisë ndërsa më shumë se 1,200 persona janë raportuar të zhdukur.

Në qytetin e Paradise, Trump e përshkroi skenën si “të trishtë” dhe përsëriti së shkaku i kësaj tragjedie ishte keq menaxhimi i pyjeve.

“Duhet të punojmë shumë në këtë drejtim dhe të bashkëpunojmë me ekspertë të mjedisit”, tha Trump.

Përveç kësaj zone, zjarrfikësit janë duke punuar ende në zona tjera që mund të shfaqin rrezik.

Kualiteti i ajrit në veri të Kalifornisë është shpallur më i dëmshmi në botë. Reshje të mëdha janë paralajmëruar për javën e ardhshme që do të mund të ndihmojë në fikjen e zjarrit dhe të krijojë lagështi të nevojshme për bimët.

Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.