KULTURË

“Qytetërimi osman” si sintezë shkencore

15:18 - 04.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali  – Ditën e djeshme në ambientet e hotel “Tirana” u mbajt një simpozium shkencor me temë “Qytetërimi osman”. Simpoziumi u organizua nga Fondacioni “ALSAR”, në bashkëpunim me YTB-në, Departamentin për Turqit që jetojnë jashtë atdheut dhe Marrëdhëniet me Komunitetet Mike. Arsyeja e mbledhjes së këtij simpoziumi ishte botimi i veprës shkencore dyvëllimëshe “Qytetërimi osman”. Pjesëmarrës ishin akademikë, intelektualë si dhe kërkues shkencor. E veçanta e aktivitetit kishte të bënte me faktin se trajtimi i qytetërimit osman u ndërthur me figurën e historianit të madh turk Halil Inalcik, për të cilin u mbajtën edhe katër kumtesa.




KREU I “ALSAR”
Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Zoti Mehdi Gurra që u ndal tek figura e historianit Inalcik.
“I ndarë nga kjo jetë vetëm pak më tepër se dy vite më parë, Halil Inalcik ishte një historian i kalibrit ndërkombëtar, mbajtës leksionesh në universitetet më në zë të botës. I njohur dhe si shejhi i historianëve apo si mësues i mësuesve, ai ka një kontribut të pashoq në fushën e studimeve osmane. Me reputacion të jashtëzakonshëm, Halil Inalcik-u ishte një studiues me dije të thella, me njohje të madhe të burimeve historike, një mjeshtër i analizës. Autor i shumë librave, ne kemi fatin t’ia çmojmë cilësitë këtij historiani nëpërmjet botimit të “Qytetërimit osman”.
Botimi i veprës “Qytetërimi osman” vjen si një përpjekje e Fondacionit “ALSAR” për të hedhur dritë mbi një perandori, pjesë e së cilës kanë qenë dhe shqiptarët. Volumi i madh i materialit që në fillim u mendua si një vepër njëvëllimëshe në turqisht dhe anglisht, i bëri përgatitësit të kalonin në dy vëllime, ku i pari të përfshinte historinë dhe shkencën, ndërsa i dyti kulturën dhe artin. Vepra është e ndarë në nëntë kapituj, shkruar nga autorë të ndryshëm që vënë në pah kulturën e lartë osmane, pa harruar këtu dhe atë popullore. Në fillim të librit gjenden emrat e Halil Inalcik dhe të Gunsel Renda-s, që kanë në faqet e para një parathënie të përbashkët. Gunsel Renda është një historiane e njohur, autore dhe bashkëautore e shumë botimeve. Në këtë vepër ajo i jep mjaft rëndësi artit osman nisur nga njohja që ka për këtë fushë.

DREJTORESHA E BIBLIOTEKES
Më pas në fjalën e saj për të pranishmit drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare prof. Persida Asllani u ndal tek vlerat e veprës duke çmuar rëndësinë që ka ajo për frymën sa rreptësishtë shkencore aq edhe emancipuese, konceptimit të shkrimit historiografik, jo vetëm në historiografinë turke, por edhe në atë botërore mbi historinë e një qytetërimi si ai osman. Metaforikisht Asllani e përkufizoi punën e Halil Inalcik si një spektakël të qytetërimit osman në gjirin e qytetërimeve të tjera me të cilat u përplas dhe shkëmbeu sistematikisht.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare pohoi se ky autor është i njohur për studiuesit shqiptarë dhe se biblioteka disponon dhe tituj të tjerë veprash nga Inalcik.

AMBASADORI I TURQISE

Më tej, ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri shprehu falënderime të thella për ata që mundësuan botimin e kësaj vepre që i përngjan një enciklopedie dijesh. Ai bëri një kalim të shkurtër në veprat e autorit Inalcik duke e vënë theksin tek “Qytetërimi osman”. Sipas tij kjo vepër përveçse ka rëndësi për Turqinë është edhe një burim për gjithë punët e historianëve shqiptarë.

FJALA E HISTORIANIT
Një kumtesë të veprimtarive për punën e autorit Inalcik mbajti edhe prof. Ferit Duka. Ai çmoi punën e jashtëzakonshme të historiografit ndër vite. “Me zbulimin dhe hulumtimet e ngulta në defterin e sanxhakut shqiptar, por sidomos me botimin e tij, jo vetëm që u shënua pikënisja e historiografisë shkencore për periudhën osmane të Shqipërisë, por në të njëjtën kohë u përurua edhe fillimi i veprimtarisë studimore të Halil Inalcikut në shërbim të albanologjisë, investim madhor i këtij personaliteti në një terren shumë të vështirë siç ishte historia shqiptare e shek. XV quajtur ndryshe shekulli i madh i Skënderbeut”. Profesori tha se autori na ka dhënë përmes një analize të fakteve dhe të dhënave të përftuar nga defterët osmanë të shek XV strukturën shoqërore të popullsisë shqiptare të kohës, dinamikën interesante brenda saj nën efektet e zhvillimeve dramatike me karakter politik dhe ekonomik. Përtej kësaj studimet e Inalcikut tha Duka hedhin dritë edhe mbi praninë e ngulimeve shqiptare në territore të tjera të Gadishullit të Ballkanit, sidomos në Greqi. “Vepra e këtij dijetari të madh meriton të nderohet nga shqiptarët jo vetëm për vlerat shkencore të jashtëzakonshme që ajo mbart, por edhe për atë që e ka shpënë në të katër anët e globit emrin e tyre si popull dhe emrin e vendit të tyre Shqipërisë”.

MEHDI GURRA
Me reputacion të jashtëzakonshëm, Halil Inalcik-u ishte një studiues me dije të thella, me njohje të madhe të burimeve historike, një mjeshtër i analizës. Autor i shumë librave, ne kemi fatin t’ia çmojmë cilësitë këtij historiani nëpërmjet botimit të “Qytetërimit osman”.

PERSIDA ASLLANI

Metaforikisht drejtorja e Bibliotekës Kombëtare e përkufizoi punën e Halil Inalcik si një spektakël të qytetërimit osman në gjirin e qytetërimeve të tjera me të cilat u përplas dhe shkëmbeu sistematikisht.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Zhdukeni kete medi gurren eshte antshqiptar dhe mut osman e pame kulturen osmane per 500 vjet qe pruri vetem injorance dhe varferi ky na can trapin akoma me callmat

    Përgjigju ↓