BOTA

Arrestohet kreu i Nissan, Carlos Ghosn

16:24 - 19.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i kompanisë së makinave Nissan, Carlos Ghosn është arrestuar lidhur me pretendimet për sjellje të pahijshme financiare.




Për Ghosn gjithashtu u dha vendimi se do të shkarkohet nga firma japoneze, menjëherë pas një takimi të bordit ditën e enjte.

Prokurorët japonezë ende nuk kanë komentuar arrestimin, por thuhet se ai është akuzuar për përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Kompania Nissan tha se nuk ishte në gjendje të jepte detaje të mëtejshme mbi veprat penale të kryera nga Carlos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.