Kronikë

E rëndë në Peqin! 15 vjeçari plagos veten me plumb në kokë

21:30 - 19.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Peqin. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, në fshatin Bicaj.




Sipas burimeve policore, një 15-vjeçar me inicialet, G.B., është vetëplagosur me armë zjarri.

Ai është transprtuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe si pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar pistoletën në cilësonë e provës materiale.

Në momentin e vetëplagosjes, G.B., ka qenë në banesën e tij, i shoqëruar nga dy kushurinjtë e mitur, pasi prindërit ndodheshin jashtë Shqipërisë.

Dy kushurinjtë e mitur po merren në pyetje në prani të psikologes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.