Kronikë

Grabiti gjysmë milion euro bizhuteri, arrestohet pas një viti shqiptari

12:04 - 19.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në Maltë, për grabitjen spektakolare të një viti më parë, nga ku u vodhën gjysmë milion euro bizhuteri në një qendër tregtare. Sipas mediave vendase Bektash Muka u arrestua teksa po tentonte të arratisej pranë aeroportit të Maltës.




Sipas policisë, ai u përpoq të hidhej mbi një gardh për të hyrë në aeroport, por ishte i pasuksesshëm. Ndërkohë që me vete iu gjet edhe një armë. Edhe makina që po udhëtonte ishte e vjedhur, ndërkohë që brenda u gjet edhe një sasi droge. Në pranga u vu dhe Daniel Muka, që sipas policisë ishte vëllai i Bektashit.

27-vjeçari i arrestuar në Maltë nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2016 ai përplasi makinën e tij tip BMË X6 për shkak të shpejtësisë pasi nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar. Kjo pasi në rrugën” Sami Frashëri” shërbimet e policisë “Shqiponja” i kishin bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS. Atë kohë, Muka ishte në ndjekje për një sherr.

Muka nuk iu bind urdhrit të efektivëve të Forcave Shqiponjapër të ndaluar dhe vazhdoi rrugën me shpejtësi dhe si rezultat në rrugën “Prokop Mima” u përplas me një mur rrethues të një banese. Edhe në një tjetër rast ai pëprlasi makinën e policisë. Nisur nga këto precedentë, lind pyetja: Si mundet që 27-vjeçaria t’ja hedhë kaq lehtë?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.