EKONOMI

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Bëni kujdes me PPP

15:54 - 19.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Apeleve të shumta nga institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare, iu është bashkuara edhe Banka e Shqipërisë. Kjo e fundit këshillon qeverinë që projektet e Partneritetit Publik Privat të analizohen dhe studiohen mirë, duke i vendosur ato sipas prioriteteve.




Kreu i Bankës, Gent Sejko thotë se kontratat me PPP duhet të fokusohen sipas prioriteteve, kryesisht në infrastrukturë dhe shëndetësi, ndërsa duhet të shmangen propozimet e pakërkuara.

“Këtu ka një riks të caktuar pasi këto projekte kanë të bëjnë kryesisht me investime strukturore, në infrastrukturë, në rrugët të cilat askush nuk është sigurt nëse projekti do të ketë strukturimin dhe investimin e përcaktuar në fillim, shpesh herë projektet infrastrukturore kanë nevoja shtesë gjatë rrugës, kjo pastaj e komplikon projektin prandaj duhet bërë një projekt sa më i studiuar. Pikërisht për këtë arsye ne kemi thënë dhe sugjeruar qeverisë shqiptare që të rriten kapacitetet teknike dhe financiarë ne analizimin në përgatitjen e këtyre projekteve”, u shpreh Sejko.

Guvernatori shtoi me tej se duhet që kontabilizimi financiar i këtyre projekteve duhet bërë sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyre që të njihet efekti real i tyre në borxhin publik. Fatura e 5 koncesioneve të mëdha në infrastrukturën rrugore që janë miratuar qeveria deri me tani është mbi 1.2 miliardë euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.