SPORT

Pas humbjes së turpshme Panucci, sherr me gazetarin: Qepe gojën!

17:41 - 19.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që nga koha që ka ardhur në Tiranë, trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci veç dështimit të deritanishëm është bërë lajm vetëm për përplasjet e tij, sidomos me ish-Presidentin, Bujar Nishani.




Edhe konferenca e fundit e Panuccit është karakterizuar nga tensioni. Panucci pati një debat me gazetarin e “Supersport”, Gjergji Stefa, madje “shpërtheu” duke i kërkuar reporterit të qepte gojën kur trajneri ishte duke folur. (Shikoni videon pas minutës së 25).

Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuccit për të vazhduar punën?

Panucci: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.

Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.

Panucci: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese.

Gazetari: Nuk më intereson.

Panucci: Më shiko në sy kur flas. Tregohu profesionist dhe serioz, mos shiko telefonin.

Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.

Panucci: Po përkthen zotëria. I paedukatë!

Gazetari: Gjithashtu…

Panucci: Unë jam i edukuar!

Gazetari: Edhe unë…

Panucci: Po më bën të qesh…

Ndërhyn gazetarja Ilda Bejleri: Çfarë do të ndryshojmë që nesër?

Panucci: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.