POLITIKË

Veliaj: Protesta te “Unaza e Re” limonadë, në fund fiton qyteti

20:57 - 19.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, ka zgjedhur t’u përgjigjet në distancë banorëve të Astirit të cilët për 16 ditë me radhë po protestojnë për shembjen e shtëpive të tyre, të prekur nga projekti i Unazës së Re.




Duke shfrytëzuar një aktivitet nga “Pazari i Ri”, Veliaj zgjodhi të japë një mesazh banorëve të “Unazës së Re”.

“Në Tiranë, sa herë që bëhet punë ka gjithmonë një parti që mbjellin sherr, por sa herë që tejkalohet sherri dhe mbaron puna, fiton i gjithë qyteti”, tha Veliaj.

Për këtë Kryebashkiaku solli në vëmendje një sërë projektesh të tjera, që kanë hasur në kundërshtinë e qytetarëve.

“Mbaj mend kur ne filluam punën e Pazarit të Ri, se Yllit i qesh buza tani, por para 1 viti e gjysmë, sherr që kam bo unë me Yllin, na duket lule ai te Unaza e Re. Se kështu thoshte edhe Ylli, këtu do vritemi, mbi trupin tim e, këtu do derdhet gjaku e, unë do ta mbroj me armë e. Ja, si ja bën me dy gishtat përpjetë. O ka bo kërcënime Ylli kundër zhvillimit këu ose ajo e Unazës së re është limonatë. Megjithatë ja ku jemi sot! Me Yllin jo vetëm që jemi bërë shokë për kokë, vëllezër, por jemi edhe bashkë-organizatorë të shumë prej gjërave të bukura që ndodhin këtu. Kështu që shembull për të gjithë ata që si Ylli para një vit e gjysmë, bënin zhurmë dhe rrëmujë, bllokonin çdo investim, bënin be dhe rrufe, sot Ylli është më mirë, Pazari është më i mirë, Tirana është më e mirë”, tha kreu i Bashkisë Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.