EKONOMI

Ahmetaj: Kemi rritje ekonomike dhe rënie të papunësisë

17:03 - 20.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj është shprehur optimist për rritjen ekonomike të vendit në të ardhmen të vendit, teksa shtoi se rritja ka qenë e dukshme këto 6 muaj.




Në kuadër të mbylljes së misionit të radhës të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Ahmetaj tha se falë partneritetit me FMN, Shqipëria ka një situatë makroekonomike dhe fiskale të konsoliduar me shumë pak rreziqe që rrisin fokusin për rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimi.

“Përtej sfidave të reformave do desha të fokusohesha në disa nga zhvillimet ekonomike dhe parashikimet. Rritja ekonomike ka vijuar të përshpejtohet. për 6 muaj e parë rritja në nivelin 4.4% nga 3.8 që ishte në 2017, e pritet të jetë mbi 4 gjatë gjithë vitit.

Rritja në gjysmën e parë të vitit 2018 është gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme. Konsumi, rritje reale me 2.7%. Investimet totale për 6 muaj rritje me 2.8%. Thuajse të gjithë sektorët e prodhimit kanë rezultuar me rritje pozitive. Eksportet e mallrave janë rritur me 16% kundrejt një vitit më parë. Muaji tetor pati një rritje prej 21%. Deficiti tregtar është përmirësuar ndjeshëm, me 8%. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik është reflektuar dhe në tregun e punës. Papunësia ka nisur të bjerë dhe punësimi është rritur. Desha të falënderoja FMN dhe vlerësoj ecurinë që ata mbajnë për financat publike”, deklaroi Ahmetaj.

Përfaqësuesi i FMN  tha pritet një rritje reale më të lartë se FMN, me 4.3%.Ndërsa përfaqësuesi i FMN tha se rritja ekonomike e Shqipërisë ka pasur prirje rritëse por mbetet shumë për të bërë që rritja ekonomike të jetë më gjithëpërfshirëse dhe të ketë shtysa për uljen e emigracionit.

Parashikojmë nivelin e rritjes ekonomike në 4%, me një zbutje të lehtë vitin e ardhshëm në 3.7%. Kursi i këmbimit është mbiçmuar nga marsi”, u shpreh përfaqësuesi i FMN.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.