Kryesore

Datat për zgjedhjet për krerët e degëve të PD, ja urdhri i Bashës

21:03 - 20.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor, Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve. Ndërkohë, mësohet se kreu i selisë Blu, Lulzim Basha, ka dhënë urdhër për organizimin e zgjedhjeve.




 “Në mbështetje të nenit 34 dhe 36 të Statutit të Partisë Demokratike, me qëllim organizimin dhe mbajtjen e Kuvendeve të Degëve të Partise Demokratike si dhe konstituimin e Kryesive të Degëve,

URDHËROJ: Organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Degëve të Partisë Demokratike, gjatë periudhës 23 nëntor deri në 2 dhjetor 2018”, thuhet në shkresën e firmosur nga kreu i PD, Lulzim Basha.

urdhri-i-Bashes urdhri-i-Bashes-2
<
>

Basha gjatë mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, kërkoi që krerët e partisë demokratike në rrethe të zgjidhen brenda dy javësh në mënyrë që t’i hapet rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe ngritjes së shtabeve elektorale për zgjedhjet lokale.

Bëhet me dije,  Arben Ristani, Aldo Bumçi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi janë shprehur kundër zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme përpara zgjedhjeve lokale pasi mund të sjellë pakënaqësi në anëtarësi, pakënaqësi të cilat mund të dëmtojnë partinë elektoralisht. Por, pavarësisht këtyre debateve kryedemokrati është shprehur që të zhvillohen zgjedhjet brenda partisë pasi më 15 dhjetor ka vendosur që të mbledhë Kuvendin Kombëtar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.