Kronikë

Ekstradohet nga Hollanda anëtari i grupit “Bajri”

14:20 - 20.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër anëtar i grupit kriminal “Bajri” që vepronte në Shkodër, është ekstraduar drejt vendit tonë nga Hollanda.




Ai është Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i dyshuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë e ekstradoi të riun nga Amsterdami drejt Shqipërisë.

Kjo pasi ndaj tij Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal”.

Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.