Kryesore

Hetimet/ Deklarata e ambasadës së SHBA, reagon Saimir Tahiri

19:53 - 20.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë, ku përmendej dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.




Tahiri shprehet se në asnjë vend normal ambasada amerikane nuk do të bënte rolin e Prokurorisë apo Gjykatës duke folur për procesin e hetimit ndaj tij.

LEXO EDHE

“Bilbili” amerikan foli sërish për Saimir Tahirin

Ish-ministri i Brendshëm thotë se në lidhje me hetimet, më shumë ka folur ambasada amerikane se vetë ai.

Ndërkohë, Tahiri ka përmendur dhe një analizë të analistit Andi Bushatit, duke e cilësuar atë një lapsprishur, pasi drejtësia italiane e nxorri atë të pafajshëm për akuzat e lidhje së tij me trafikun e lëndëve narkotike në bashkëpunim me bandën e Habilajve.

 “Sic nuk duhet te ndodhte ne nje vend normal, per fat te keq ka ndodhur qe Ambasada Amerikane ka folur per hetimin ndaj meje me shume se c’kam folur une vete. Ndodhi serisht edhe sot!

Ndersa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhes te vjelli banakut duke me bere mua simbolin e deshtimit te reformes ne drejtesi.

Reformes ne drejtesi ne Itali e ka fjalen ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe perfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithe llumin qe e ka mbushur opinionin punlik soji ketyre ketu.

Se c’lidhje ka reforma ne drejtesi ketu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italise prej nga ku mora drejtesine qe me takonte, kete nuk e gjen dot as ky analisti ne kulm te ligesise se vet.
Por eshte motiv i bollshem per te hedhur balten e rradhes, sic kane bere me pash deri sot.
Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaco qe ka me kile ne vendin tone, ndaj e pershendes prononcimin me besimin se duam e presim te njejten gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.