AKTUALITET

“Iu vdekshin fëmijët…”, situatë e tensionuar brenda Gjykatës. Sulmohen dhe gazetarët

14:20 - 20.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

T’ju vdesin fëmijët trupit gjykues!” Një situatë e tensionuar, ku janë sulmuar dhe gazetarët si dhe trupa gjykuese, është zhvilluar në Apelin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ku ishte seanca ndaj grupit të Lazaratit. Familjarët e të dënuarve kanë sulmuar trupin gjykues duke gazetarët që ishin jashtë gjykatës.




Duke iu drejtuar atyre me fjalët “Ju vdekshin fëmijët” ata flakën edhe karriget në drejtim të gjyqtarëve.

Togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë: dy dënime maksimale, përkatësisht për Arbjon Alikon dhe Bajram Boçin.

Alban Aliko ishte dënuar me 20 vite burg dhe Apeli këtë të martë me 18 vite, po ashtu Elson Kasma ishte dënuar me 18 vite burg dhe sot Apeli e uli në 17.6 vite.

Dënimet e tjera 

Xhulio Malo – 10 vjet-Mbetet në fuqi
Klodian Selimi – 13 vjet-Mbetet në fuqi
Oltion Proko – 9 vite burg-Mbetet në fuqi
Dervish Gaba – 15 vite-Mbetet në fuqi
Ruhan Hija – 15 vite burg-Mbetet në fuqi
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg-Mbetet në fuqi

Dosja për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha u gjykua e ndarë nga dosja tjetër, që me akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “kultivim të kanabisit”, “vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë” dhe “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.