Kosova

Pas dështimit të Kosovës në INTERPOL, reagon Ambasada Amerikane: Fushata e Serbisë…

11:05 - 20.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka reaguar Ambasada Amerikane pas dështimit të Kosovës për t’u pranuar në Interpol. Përmes një postimi, Ambasada Amerikane, thekson se fushata e Serbisë kundër Kosovës iu ka bërë presion disa vendeve për të votuar kundër.




Në këtë reagim, thuhet se Policia e Kosovës është institucion i integruar plotësisht dhe i aftë, që ka dëshmuar qartazi se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroriste, të krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe të trafikimit me qenie njerëzore.

Gjithashtu, thuhet se do të vazhdojnë të mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së. E për të arritur këtë duhet të shmanget provokimet e mundshme.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës është institucion i integruar plotësisht dhe i aftë, që ka dëshmuar qartazi se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroriste, të krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe të trafikimit me qenie njerëzore. Shumica e vendeve e kanë parë këtë gjë dhe e kanë mbështetur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, përkundër fushatës, të udhëhequr nga Serbia, për t’iu bërë presion vendeve për ta kundërshtuar kërkesën e Kosovës. Mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL kurrë nuk ka qenë për pranimin e pavarësisë së Kosovës, por për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit dhe për të mbyllur një boshllëk kritik të sigurisë në Ballkan. Me këtë rezultat, të gjithë humbasim.
Ne vazhdojmë fuqimisht ta mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të mundësuar nga BE-ja. Tani më shumë se kurrë, të dy palët duhet ti shpejtojnë përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje për normalizimin e plotë, që është mënyra e vetme për të dy vendet për të ecur përpara në rrugëtimin e tyre për anëtarësim në BE. Të dyja, Serbia dhe Kosova duhet ta kuptojnë se rrugëtimi i tyre drejt të ardhmes evropiane shkon përmes normalizimit. Për ta arritur këtë, i nxisim të dy vendet që ti shmangin provokimet dhe të punojnë së bashku për arritjen e një ujdie.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk eshte serbia por faktet ligjore, te tjerat jane rrenat e Thaqit tash e 20-te vite!
    1. Fakt eshte se kushti numer 1 per tu pranuar ne interpol duhet te jesh antar i OKB-se,
    2. Pyetje: Eshte RKS antare e OKB-se?
    3. Pergjigja: Jo!

    Te tjerat pra jane “shpresa” (rrena) te Thaqit, i cili per habi edhe pse President “kryen detyrat e Kryeministrit”, pra te zt. Haradinaj!!!
    E keqeja e kosovareve eshte se jemi shume punetore “e nuk kemi kohe per te menduar”,
    kete te “keqe kosovare” keshilltaret (jo-shqipetar, pra EKSPERTET) te Thaqit e kan kuptuar para se ai fitoi (me ndihmen e tyre) zgjedhjet nentor 2007, dhe karavani i tyre vazhdon me tutje. Populli ben çudi, edhe pse ata zgjedhin “Patriotin me te madhe ne tere shqiptarin”, Kosova nuk hec para, por jo vetem qe stagnon, por bile hec MBRAPA”, d.m.th. do i fale territor serbise!!!
    Shqipetaret (ne Shqiperi), perkundrazi jan me dembel (“Burrat rrin nen hije, flasin, kuvendojn…) dhe kan kohe per te menduar (nuk kan nevoj per EKSPERT jo-shqiptar) dhe kan EKSPERT vendore pra Shqipetare, si per shembull Avni Rustemi, ju me kuptoni.
    Prandaj “na qani hallin” ju lutem.
    Pershendetje

    Përgjigju ↓