KULTURË

Ymeri: Të ulet TVSH-ja e librit, më e larta në BE

17:15 - 20.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ulja e TVSH-së për librin nga 20% në 6% si edhe ajo e taksës për krijimtarinë kanë qenë këto dy kërkesat kryesore të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik gjatë diskutimit të buxhetit. Për kreun e shoqatës, Petrit Ymeri, Shqipëria ka taksë më të lartë të librit krahasuar me vendet e BE dhe qeveria duhet të ndërhyjë për uljen e saj, gjë e cila do të reflektojë, sipas Ymerit, në uljen e çmimit të librave, por edhe në rritjen e cilësisë së tyre. Krijimtaria në vendin tonë aktualisht taksohet me 15%, shifër e cila është cilësuar e padrejtë dhe mjaftë e lartë nga kreu i shoqatës. Ymeri kërkoi më shumë investime për bibliotekat në vend, të cilat prej vitesh nuk janë të pasuruara me libra.




Kërkesa nuk është e re. Edhe vitin e kaluar (në fakt prej vitesh) botuesit janë shprehur kundër kësaj takse, ndonëse nuk ka pasur reagim nga ligjvënësit. “Kemi një TVSH 20% në blerje, e pangjarë në asnjë vend europian dhe zero për qind në shitje. Ky tatim nuk rimbursohet, siç është logjika e këtij tatimi. Kërkojmë një TVSH të ulët 5% në blerje dhe shitje. Kërkojmë të ulet tatimi mbi të ardhurat për veprimtarinë krijuese nga 15% në 5%”, deklaronte në nëntor të vitit që shkoi Petrit Ymeri. Në përgjigje, ministrja Mirela Kumbaro, shprehej se: “Ju siguroj që nëse ne nxisim leximin si aktivitet emancipimi, si aktivitet edukimi, zgjidhim njëkohësisht edhe shumë probleme të tjera: bashkojmë radhët tona. Edhe unë nuk jam dakord për 15% mbi krijimtarinë. Sigurisht nuk do të fitohen të gjitha përnjëherë, por është një argument që unë nuk do të rresht ndonjëherë së harxhuari energjitë e mia dhe mjetet qeveritare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.