AKTUALITET

Bashkitë “hapin thesin” për zbukurimet e festave, kryeson Fieri

14:47 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me trokitjen e festave, qytetet duket se po ndryshojnë. Vendosja e ndriçimit apo dhe zbukurimet e tjera, nisur nga kryeqyteti dhe qytetet e tjera, kanë sjellë një tjetër atmosferë. Por sa kushtojnë këto ndryshime?




Nga një studim në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik dalin shifra të larta që janë shpenzuar për blerjen e zbukurimeve, dritave apo dhe fishekzjarrëve.

Kështu Bashkia e Korçës ka shpenzuar plot 800 mijë lekë të reja, për blerje “shirita festivë”. Bashkia e Fierit duket tejet entuziaste për festat duke hapur thesin. Kjo bashki e drejtuar nga Armando Subashi ka harxhuar mbi 2,5 milionë lekë për blerje materiale dekori për festat e fund vitit 2018.

Bashkia e Shkodrës ka harxhuar 330 mijë lekë për fishekzjarrë, dhe 199 mijë lekë për blerjen e dhuratave. Bashkia e Pogradecit ka shpenzuar 167 mijë lekë për zbukurimet, ndërsa Bashkia e Roskovecit ka shpenzuar 356 mijë lekë për të njëjtën arsye. Në Devoll, bashkia ka shpenzuar 580 mijë lekë për zbukurime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.