AKTUALITET

Bilanc lufte, në Tetor 16 viktima nga aksidentet

13:54 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aksidentet rrugore vazhdojnë të marrin jetë njerëzish dhe shifrat janë të frikshme. Sipas INSTAT, që ka publikuar këtë të mërkurë numrin e viktimave në 10 muajt e këtij viti, rezulton, se nga Janari deri në Tetor, kanë humbur jetën 168 persona. Vetëm në muajin Tetor janë 16 viktima.




Gjatë këtij muaji numërohen 149 aksidente rrugore nga 184 aksidente të ndodhur në Tetor 2017, duke u ulur me 19,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i të aksidentuarve është 193 persona nga 223 që ishte një vit më parë, duke u ulur 13,5 %. Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona nga 20 që ishte një vit me parë.

Në Tetor 2018, aksidentet rrugore, në 87,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç duke zëne 25,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 17,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.