BOTA

Gjermania do ta mbështesë marrëveshjen e BREXIT-it

12:30 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Gjermania do të mbështes marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke shpresuar se do të zgjidhjet edhe çështja e Gjibraltarit, territorit të kontestuar britanik”.




Kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila shtoi se është në interesin e Gjermanisë që të ketë marrëdhënie të mira me Britaninë edhe në të ardhmen.

“E dimë se sa të vështira janë bërë diskutimet në Britani, por mund të them se Gjermania do të pajtohet me marrëveshjen e Brexit-it, tha Merkel para deputetëve.

“Ende kemi dyshime për Spanjën. Nuk e di se si do të zgjidhjet kjo çështje, por shpresoj se do të zgjidhet të dielën”, u shpreh Merkel.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha të martën se qeveria e tij do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit-it, nëse përmbajtja për Gjibraltarin nuk ndryshon në tekst.

Gjibraltari parashihet të largohet nga Bashkimi Evropian së bashku me Mbretërinë e Bashkuar në mars, përkundër referendumit më 2016 që rezultoi me qëndrim në bllok.

Bashkimi Evropian pritet të mbajë një samit të dielën për të diskutuar të ardhmen e Britanisë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. BREXIT eshte vdekjeprures per gjermanin, “le grand nation” do te udheheq europen deri ne shkaterrim total te saj.
    Shresoj qe qeveritaret shqipetare te kuptojn “me kohe” rendesin e momentit historik e te marrin VENDIM pozitiv per shqipetaret.
    PS: artitektet te cilet kan perpiluar nje anije, braktisin ate ne momentin adekuat para se te fundoset ajo!!!
    Pershendetje

    Përgjigju ↓