BOTA

Gota plastike, shishe dhe sandale në stomak, gjendet e ngordhur balena

12:43 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në trupin e një balene të ngordhur në një plazh në Indonezi është gjetur thuajse gjashtë kilogramë plastikë.




Kjo u njoftua nga një zyrtari Parkut Kombëtar Ëakatobi, në ishullin e Sulaëesi, pasi zbulimi ndodhi të hënën në mbrëmje.

Balena, 9,5 metra e gjatë, kishte brenda një masë plastike të përbërë nga 115 gota, katër shishe, 25 çanta najloni dhe madje edhe sandale, si dhe qindra pjesë të tjera plastike.

Dwi Suprati, një koordinator lokal i “World Wildlife Fund”, shpjegoi se nuk është e mundur të përcaktohet nëse ngordhja e balenës ishte për shkak të plastikës apo jo, duke pasur parasysh gjendjen e dekompozimit të saj.

Një incident i ngjashëm ndodhi në qershor në Tajlandë, ku një balenë u gjet e ngordhur me qindra çanta plastike në stomak.

Azia Juglindore, me një vijë të gjatë bregdetare e mjedisore, është një nga rajone më të mëdha në botë përgjegjëse për praninë e plastikës në det.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.