BOTA

Interpoli zgjedh presidentin e ri. Detyra i besohet Yang, refuzohet kandidati rus

08:50 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Interpol ka zgjedhur si president koreano-jugorin Kim Jong-yang, duke refuzuar kandidatin rus, Alexander Prokophuk, i cili shihej gjerësisht si pretendenti kryesor për të pasuar Meng Hongwein.




Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të Interpolit, në një takim të Kongresit të përvitshëm në Dubai. Ai do të vijojë mandatin e mbetur të Meng Hongweit, deri në vitin 2020.

Një ditë më parë, një kor gjithnjë e në rritje kritikësh i bëri thirrje Interpolit që të refuzonte kandidatin rus për të udhëhequr Interpolin, për shkak të frikës se Moska do të abuzonte me presidencën e saj për të shënjestruar kundërshtarët politikë.

Por, nga ana e tij Kremlini denoncoi atë që e quajti “ndërhyrje” në votim.

Zgjedhjet vijnë pas zhdukjes së ish-presidentit të Interpol Meng Hongwei, i cili u zhduk në një udhëtim në Kinë në muajin shtator. Pekini që atëherë ka konfirmuar se është arrestuar dhe është duke u hetuar për ryshfet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.