LIFE STYLE

Njihuni me qytetin ku nuk lind dielli për 65 ditë

16:05 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thuajse 2 muaj e gjysmë pa parë dritën e diellit. Kështu jetojnë rreth 4000 mijë banorë të një qytetit në skajin verior të Alaskës, e cila është zhytur për 65 ditë në errësirë.




Bëhet fjalë për qytetin Utqiagvik, që pritet të shohë dritën e diellit pas 65 ditësh, që do të thotë vetëm me 23 janar të vitit të ardhshëm, pasi do të mbulohet nga një natë polare.

Të dielën, më 18 nëntor, dielli shkëlqeu vetëm për 64 minuta, ndërsa banorët e qytetit festonin ditën e tyre të fundit me dritë.

Ky qytet konsiderohet të jetë një nga territoret më të largëta të SHBA, dhe për të shkuar aty duhet të udhëtosh dhjetëra kilometra në rrugë të ngrira dhe të rrezikshme, pasi lidhja ajrore është e pamundur për shkak të kushteve atmosferike.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në disa gradë nën zero, ku vitin e kaluar temperatura mesatare zbriti deri në -30 gradë.

Megjithatë, vlen të përmendet se banorët e këtij qyteti do të kenë mundësinë për të shijuar muzgun, që do të zgjatë tre deri në gjashtë orë në ditë, pasi dielli do të jetë rreth gjashtë gradë poshtë vijës së horizontit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.