Nostalgji

Nostalgji/ Rozi mban dietë, bie 3 kile në ditë

16:00 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rozi mban dietë, bie 3 kile në ditë. Bona Selimllari, ka lënë sfilimin, për biznesin




Rozi mban dietë, bie 3 kile në ditë
Rozana Radi, s’ka sesi të mos bëhet pjesë e personazheve të Bluetoothit. Ndoshta dhe për faktin e thjeshtë se Rozi gjithë këtë verë, e ka të ngjeshur me koncerte, të cilat më së shumti janë të zhvendosura në jug të vendit. Megjithatë, vetë Rozana, gjen dhe pak kohë për relax. Kështu, përpara se të nisë koncertet, preferon të pijë diçka në një nga lokalet e vlorës, ashtu sikurse duket. Po se mos vetëm lokalet. Po plazhi? Edhe në plazh, Rozana shfaqet në formë perfekte. Dhe e ka deklaruar vetë. Se në një ditë ka rënë tre kile duke pirë vetëm ujë, e duke e torturuar veten për një trup perfekt, por….Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë thotë populli. Rozana duhet të ketë kujdes me dietën, ndryshe, nuk do të ketë fuqi të përballojë as koncertet e saj të radhës në zonat e jugut ku edhe është prenotuar për këto fundjava të mbetura pushimesh.

Bona Selimllari, ka lënë sfilimin, për biznesin
Që Bona Selimllari tashmë drejton biznesin e suksesshëm në City Park, këtë e dimë të gjithë. Në fakt, në fakt, imazhi i saj përmirëson dhe imazhin e kompanisë. Kohët e fundit, Bonën e kemi parë vetëm në promovimin e prodhimeve të një kompanie detergjentësh në Tiranë. Por kohët e fundit, axhenda e saj është shumë e zënë: nuk mund të angazhohet dot me gjërat e përditshme, nuk mund të arrijë dot të kapë qendrën e Tiranës për të pirë një kafe me shoqerinë e saj, i mbetet fare pak kohë për familjen…. dhe e gjithë kjo e dini pse? Sepse ka vendosur që të kthejë kompaninë City Park, në një ndër më të frekuentuarat jo vetëm në kryeqytet, por edhe jashtë tij. Dhe ja ku është në promovimin e fundit, duke ftuar njerëzit për më shumë shooping. Por duhet të pyesim: a i ka rritur ndopak të ardhurat e kompanisë imazhi i saj, si missi i parë shqiptar? Hehe, kjo në fakt mund të na dalë vetëm nga zyra e tatimeve….

Ky shkrim u botua më 14 gusht 2010

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.