SPORT

Panuçi: Fitorja më ngroh, me Dukën jam takuar dhe e falënderoj

09:12 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fitorja ndaj Uellsit erdhi në momentin e duhur. Pavarësisht se vetëm një miqësore, Shqipëria dhuroi një tjetër lojë në krahasim me atë që bëri ndaj Skocisë. Por, pavarësisht kësaj, e rëndësishme ishte ajo që vetë trajneri deklaroi pas përfundimit të takimit. Ndonëse opinioni dhe media prej ditësh po pret shkarkimin e tij, Panuçi tregoi se ka pasur një takim të përzemërt me presidentin Duka, por nuk ka bërë publike atë se çfarë ata kanë biseduar.
Më në fund një fitore, pavarësisht se nuk kishte shumë rëndësi për rezultatet, por për shpirtin e skuadrës.




Më në fund, po, është fjala e duhur. Skuadra gjeti shpirtin e duhur dhe arriti në një fitore. Më në fund skuadra arriti të fitonte, vuajtëm, por në fund arritëm fitore. Edhe pse Uellsi kërkoi që të na barazonte, si çdo skuadër që hyn për fitore. Por, kjo nuk do të thotë që ndalojmë me kaq. Do përgatitemi, të vazhdojmë përpara për kualifikimin në europian.

Si ka qenë fryma e grupit gjatë këtyre ditëve të vështira?
Jemi ballafaquar, kemi folur, arritëm të gjejmë pikat ku gabuam dhe arritëm të vazhdojmë përpara në fitore.

Marsi, është i largët apo i afërt?
Për të arritur për të rikuperuar ndonjë lojtar, shpresoj që të jetë sa më larg.

A ishte përgjigje e lojtarëve, nëse e duan trajnerin?
Unë di që djemtë i kam pas krahëve, i kam me vete. Nëse do e dija që nuk do ishin me mua, do largohesha.

A fituam një lojtar si Ismajli?
Po, jam shumë i kënaqur, shumë serioz në fushë dhe profesionist. Besoj se do bëjë ndeshje të bukura në vazhdim.

Pse vetëm 2 zëvendësime në miqësore?
Sepse skuadra po luante mirë, nëse do kishim shfrytëzuar më mirë disa raste, do shënonim më shumë gola.

Çfarë do të thotë për ju kjo fitore?
Edhe pse erdhëm pas një humbjeje, djemtë arritën të vuanin dhe të fitonin në një ndeshje të bukur. Edhe pse, morali ishte pak më i dobët.

Paralajmëruat se do të kishte një ndryshim taktik, jeni i bindur se kjo është zgjedhja e duhur?
Unë nuk dal në televizion, për të thënë që faji është i imi, por për të thënë që djemtë reaguan dhe arritën të fitonin. Kjo është dhe më e rëndësishmja.

Jeni takuar me Dukën?
Jemi takuar disa minuta para takimit. Më ka thënë diçka që është private mes nesh. Dhe i jam felënderues për çka më ka thënë. Ajo që është më e rëndësishme për mua është të dija që skuadra ishte gati. Skuadra sot ia doli.

Pas ndeshjes morët përgjegjësit duke thënë: Nuk kisha kurajë të bëja disa ndryshime. Ai bëtë sot (dje) ato?
Po deri sa ndryshova, ndryshova taktikë. Duhet t’i japim kohë skuadrës që të reagojë.

Kë do të zgjidhje një ndeshje të mirë pa rezultat apo të kundërtën?
Do të zgjidhja të luanim keq dhe të fitonim, sepse në fund ka rëndësi rezultati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.