POLITIKË

Unaza e Re, Gjiknuri: Nuk ka shembje të objekteve pa dalë VKM-ja

11:25 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, duke folur lidhur me protestën e banorëve të zonës së Astirit të cilët prej ditësh kërkojnë shpronësimin me vlerën e tregut, ka bërë të ditur se nuk do të ketë prishje të banesave të banorëve të Unazës së Re pa dal si fillim VKM-ja për shpronësimet.




Në Komisionin e Ekonomisë, ai deklaroi se pastrimi i zonës do të bëhet, pasi të bëhen shpronësimet, por pohoi se nuk ka nisur ende as njoftimi dhe as puna prishjen e objekteve.

“Masterplani i Unazës së Re është bërë që në vitin 1989, ndërsa u kërkoi banorëve që të bashkëpunojnë me ARRSH për shpronësimet. 180 objekte do të shpronësohen. Ndërtimi i Unazës si “aortën” e gjithë Shqipërisë. Po tentohet pengimi i zhvillimit të këtij projekti të rëndësishëm”, – u shpreh Gjiknuri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.