Show-Bizz

VIDEO/ Moderatori pëson atak kardiak gjatë transmetimit live

15:32 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari turk Sukru Oytan ka rënë në tokë pa ndjenja pasi ka pësuar një atak kardiak, teksa kpo komentonte ndeshjen “Eskisehirspor-Umraniyespor”.




Kohët e fundit Oytan ishte diagnostikuar me aritmi, mirëpo 10 ditë pasi mjekët i kishin vendosur një stimulues kardiak, moderatori ishte kthyer në punë.

Kamerat në studio kanë filmuar momentin kur Oytan ka filluar të ndihet keq dhe ka rënë me fytyrë mbi tavolinë, ndërsa më pas është rrëzuar përtokë.

Moderatori është dërguar menjëherë në spital dhe tashmë gjendja e tij është e qëndrueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.