Sociale

Universiteti “Luarasi” zhvillon zgjedhjet e pjesshme për senatorët e viteve të para

11:00 - 24.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Me një proces transparent e bashkëkohor, universiteti “Luarasi” zhvilloi zgjedhjet e pjesshme për senatorët e viteve të para në të tre fakultetet. Këshilli Studentor i këtij institucioni të arsimit të lartë në bashkëpunim me Zyrën e Studentëve ndoqën edhe këtë vit traditën e ‘Luarasi’-t për t’i dhënë rëndësinë e duhur vlerave demokratike brenda institucionit. Nëpërmjet procesit zgjedhor, “Luarasi” tregon edhe një herë se prioriteti kryesor në këtë institucion është zëri i studentëve dhe promovimi i tyre në rrugëtimin akademik.




Lisien Damini, pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë në këtë universitet thotë se fituesit do të përfaqësojnë më së miri studentët e rinj. “Po vazhdojmë traditën e hershme sa i përket zgjedhjeve për senat e studentëve të rinj që kanë ardhur në vitin e parë. Senatorët kanë mandat 2 vjeçar dhe për çdo problematikë që studentët do të kenë do t’u drejtohen senatorit të tyre që e tyre. Jemi gjithnjë në mbështetje të studentëve dhe promovojmë sa më shumë lidershipin me qëllim që të ndihen sa më mirë në fakultet”,-thekson Damini.

Ndërkohë pedagogu Fabian Pjetri shpjegon se kjo është një mënyrë mirëseardhjeje për të gjithë studentët e viteve të para në tre fakultetet e universitetit ‘Luarasi’. Ai iu uroi suksese kandidatëve që garojnë për postin e senatorëve. “Kjo është një mënyrë e jona për t’u thënë mirëseardhjen studentëve të viti të parë në secilin nga tre fakultetet që ne kemi. Urojmë gjithë kandidatëve për senatorë suksese dhe fitoftë më i miri”,-thotë Pjetri. Sakaq, Virtyt Lezha, pedagog në fakultetin më të ri, atë të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit vlerëson se kjo është një risi për studentët që ulen për herë të parë në auditore. “Kjo është një risi për studentët që janë regjistruar për herë të parë pranë fakultetit të ri që është hapur te Luarasi.

Ju uroj suksese, zgjedhje të mbara dhe procesi të shkojë sa më mirë”,-tregon Lezha. Sekretarja e Këshillit Studentor të Luarasit, Xhesika Picari tregon se ndihet e privilegjuar që është pjesë e këtij procesi zgjedhor. “Jemi këtu për të kryer procesin e votimeve për vitin e parë të të tria fakulteteve. Është privilegj për ne dhe mezi presim që studentët e rinj të bashkohen me grupin tonë dhe çdo aktivitet apo krijimtari që do kemi, ata do jenë mbështetja jonë”,-shprehet Picari. Përfshirja e studentëve në proceset vendimmarrëse është një ndër parimet bazë në universitetin “Luarasi”. Për ta konkretizuar më së miri këtë parim, ky institucion prej vitesh ka një bashkëpunim maksimal me Këshillin Studentor. Procese të tilla demokratike e bashkëkohore dëshmojnë edhe njëherë se Luarasi vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend.

Studentja
“Jemi këtu për të kryer procesin e votimeve për vitin e parë të të tria fakulteteve. Është privilegj për ne dhe mezi presim që studentët e rinj të bashkohen me grupin tonë dhe çdo aktivitet apo krijimtari që do kemi, ata do jenë mbështetja jonë”,-shprehet Picari.

Lisien Damini
“Po vazhdojmë traditën e hershme sa i përket zgjedhjeve për senat e studentëve të rinj që kanë ardhur në vitin e parë. Jemi gjithnjë në mbështetje të studentëve dhe promovojmë sa më shumë lidershipin me qëllim që të ndihen sa më mirë në fakultet”,-thekson Damini.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.