Kryesore

Urdhri i Nikollës për nxënësit e mësuesit: Jo celularë në shkolla! Do sekuestrohen

09:44 - 24.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit duken të vendosur për moslejimin e celularëve në ambientet shkollore.




Pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama në nisje të vitit shkollor, një udhëzim i lëshuar së fundmi nga Ministrja Lindita Nikolla ka përforcuar edhe më tepër këtë nismë.

Në udhëzimin në fjalë, Nikolla thekson në mënyrë të prerë se përdorimi i celularëve në shkolla si nga mësuesit, ashtu edhe nga nxënësit, do të ketë sanksione të rrepta.

Sipas këtij udhëzimi, nxënësit dhe mësuesit nuk do lejohen as të marrin me vete celularët dhe se nëse pikasen, celularët do të konfiskohen dhe do të dërgohen në Policinë e Shtetit.

“Në mbështetje të nenit 102 të kushtetutës së republikës së Shqipërisë dhe nenit 6 të ligjit, 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, udhëzoj: në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare është e ndaluar të disponohet telefon celular nga nxënësit dhe mësuesit. Ata që shkelin urdhrin e ministrisë do të përballen me penalizime që nisin me masë disiplinore për nxënësit dhe sekuestrim të telefonit, i cili përfundon në Policinë e Shtetit. “Në rast të konstatimit të disponimit të telefonit celular nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare, drejtoria e institucionit sekuestron telefonin celular dhe zbaton masa disiplinore sipas kuadrit ligjor në fuqi. Telefonat e sekuestruar depozitohen pranë institucioneve arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Masat e marra ndaj nxënësit i njoftohen me shkrim prindit ose kujdestarit ligjor të nxënësit”, thuhet në udhëzim.

MAS ngarkon me përgjegjësi drejtoritë e shkollave për zbatimin e urdhrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.