Kryesore

Daçiç: Fjalimi i Ramës vret bisedimet

08:50 - 27.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha se nuk ka kuptim që të flitet për bashkëpunimin rajonal, pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu mbështetje për taksën 100% që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.




Rama i dha mbështetje tarifës gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, që u mbajt të hënën në Pejë.

“Rama i vrau marrëveshjet rajonale për bashkëpunim, për hapësirën e përbashkët ekonomike. Është e pakuptimtë që të mbahen çfarëdo takimesh për bashkëpunimin rajonal, pas asaj që tha Rama”, tha Daçiç për gazetarët në Beograd.

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Vendimi ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë, si dhe thirrje nga Bashkimi Evropian dhe SHBA për ta hequr këtë detyrim doganor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.